Privacy

Arco.al e konsideron mbrojtjen e privatësisë dhe të të dhënave tuaja personale si çështje të një rëndësie të veçantë ndaj është i përkushtuar të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të tyre, ashtu siç edhe përcaktohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Ligji Nr 9887 datë 10.03.2008 ‘Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale’, Ligji nr 9918 datë 19.05.2008 ‘Për Komunikimet Elektronike dhe Postare’ si dhe aktet e tjera nënligjore në plotësim.
Njëkohësisht, Arco.al është i ndërgjegjshëm që klientët e tij kanë nevojë të kenë informacion se si trajtohen të dhënat e tyre personale. Ndaj dhe objekti i kësaj deklarate është për t’ju informuar se si Arco.al administron të dhënat tuaja personale.

ÇFARË TË DHËNASH PËRPUNON ARCO.AL?
Të Dhëna Personale
Arco.al përpunon te dhenat personale të përdoruesve të shërbimeve të saja te komunikimeve elektronike, që përfshijnë emër, mbiemër, adresë, numër telefoni fiks, numër mobil, adresë emaili dhe çfarëdo lloj të dhëne tjetër kontakti. Këto të dhëna perdoren nga ne kur na duhet të bëjmë faturat ose kur na nevojitet të kemi një kontakt me ju, këto të dhëna mbahen në arkivet tona për te pasur listën e klientëve.
Të dhënat personale që Arco.al mbledh nga klientët e saj, përdoren gjithmonë në përputhje me legjislacionin në fuqi. Të dhënat personale përpunohen në mënyrë të ndershme, të drejtë dhe të ligjshme. Të dhënat personale përpunohen vetëm për atë periudhë kohe që është në përputhje me qëllimet specifike për të cilat këto të dhëna janë mbledhur nga Arco.al.

Ruajtja e të dhënave:
Të dhënat personale do të ruhen për aq kohë sa ç është e nevojshme sipas qëllimit kryesor të mbledhjes së tyre. Afatet e ruajtjes sëtë dhënave do të jenë në përputhje të plotë me kuadrin ligjor në fuqi.

Përhapja e të dhënave personale te të tretët:
Përhapja e të dhënave personale te të tretët do të bëhet vetëm nëse këto palë janë agjentë apo në shërbim të Arco.al dhe veprojnë në përputhje me udhëzimet tona. Arco.al nuk i transmeton të dhënat tuaja personale palëve të treta, me përjashtim të rasteve kur është dhënë pëlqimi juaj shprehimisht për një gjë të tillë. Nëse keni pyetje, vërejtje, kërkesa apo ankesa në lidhje me përdorimin e këtyre të dhënave nga ana e Arco.al, atëherë lutemi të na drejtoheni me shkrim në adresën e-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Siti i Internetit i Arco.al dhe të dhënat personale

Serveri i Arco.al njeh adresën-IP të vizitorit dhe në këtë mënyrë regjistron të dhënat rreth përdorimit të sitit të Arco.al. Të dhënat tuaja personale që mblidhen nëpërmjet sitit të internetit të Arco.al, përpunohen për qëllimin që ato mblidhen dhe në përputhje të plotë me kuadrin ligjor dhe këtë deklaratë të privatësisë. Asnjë e dhënë personale nuk do të mblidhet nga Arco.al pa pëlqimin e vizitorëve të sitit.

AKSESI TE INFORMACIONI JUAJ
Në zbatim të Ligjit Nr 9887 datë 10.03.2008 ‘Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale’, ju keni të drejtën të kërkoni informacion mbi të dhënat tuaja personale që përpunohen nga Arco.al dhe ne do t’ju përgjigjemi brenda një afati 30 ditor. Kërkesa nevojitet të dërgohet në adresën: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Lutemi që, bashkëngjitur kërkesës, të citoni emrin tuaj, adresën dhe numrin e celularit. Vodafone do të marrë të gjithë masat e nevojshme për të identifkuar identitetin tuaj para se të lëshojmë një kopje të informacionit.

MASAT E SIGURISË NË LIDHJE ME TË DHËNAT PERSONALE
Arco.al, i ndërgjegjegjshëm për rëndësinë dhe sensitivitetin e të dhënave personale respekton në mënyrë rigoroze masat për sigurinë që parashikohen në Ligjin Nr 9887 datë 10.03.2008 ‘Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale’ Kjo arrihet nëpërmjet përdorimit të teknikave të avancuara dhe moderne për të ruajtur bazat e të dhënave dhe sistemet e saj kompjuterike. Po ashtu, Arco.al kujdeset që transferimi dhe regjistrimi i të dhënave të bëhet me masa të plota sigurie në përputhje të plotë me legjislacionin përkatës.
Sidoqoftë, siti i internetit të Arco.al mund të ketë link te ndonjë sit tjetër interneti. Arco.al nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e këtyre siteve dhe ju këshillon që të lexoni deklaratat përkatëse të privatësisë për këto site. Kushtet e këtyre siteve mund të ndryshojnë nga ato të Arco.al.

PYETJE DHE VËREJTJE: NA KONTAKTONI
Me anë të shpjegimit të mësipërm, Arco.al shpreson t’ju ketë informuar saktësisht dhe në mënyrë të plotë rreth çështjeve të privatësisë suaj në funksion të shërbimeve të ofruara nga Arco.al.
Nëse keni pyetje, ankesa/kërkesa, ose vërejtje rreth këtyre çështjeve, mos hezitoni që të na kontaktoni në adresën: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

TË TJERA
Kjo rregullore duhet kuptuar në përputhshmëri me Kushtet e Përgjithshme të këtij siti dhe Kushtet e Përgjithshme që aplikon Arco.al për klientët e saj.
Arco.al rezervon të drejtën që të ndryshojë apo modifikojë këtë rregullore në çdo moment, në zbatim të çdo ndryshimi të mundshëm të legjislacionit në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë.